Fillon studimi njerëzor i vaksinës së parë iraniane të koronës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i101949-fillon_studimi_njerëzor_i_vaksinës_së_parë_iraniane_të_koronës
Kreu i Qendrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Informacionit të Ministrisë së Shëndetësisë njoftoi fillimin e një studimi klinik në njerëz të vaksinës iraniane të koronës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 03, 2020 05:22 Europe/Tirane
  • Fillon studimi njerëzor i vaksinës së parë iraniane të koronës

Kreu i Qendrës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Informacionit të Ministrisë së Shëndetësisë njoftoi fillimin e një studimi klinik në njerëz të vaksinës iraniane të koronës.

Sipas IRNA, "Kianoosh Xhahanpour" të Mërkurën në mbrëmje në Tëitter shkroi: "Vaksina e parë iraniane e Covid 19, praktikisht ka hyrë në fazën e studimit klinik tek njerëzit duke marrë kodin e etikës nga Komiteti Kombëtar i Etikës së Kërkimit. Studiuesja kryesore e këtij projekti është znj. Minoo Moharrez. Ajo është një anëtare e Komitetit Shkencor të Selisë Kombëtare të Koronës dhe një specialiste në sëmundjet infektive. Ministri i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor të Republikës Islamike të Iranit, Saeed Namaki, kohët e fundit njoftoi se një nga kompanitë që prodhojnë vaksinën Korona në vend ka marrë një licencë për të studiuar në fazën njerëzore dhe Irani së shpejti do të njihet si një nga vendet kryesore prodhuese në botë. Christoph Hamelmann, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Iran, më 16 nëntor (26 nëntor) në një takimin për të shqyrtuar progresin e prodhimit të vaksinave korona në Iran, shprehu kënaqësinë e tij me përparimet shkencore dhe farmaceutike në Iran dhe tha: Studiuesit iranianë përdorin të gjitha metodat dhe platformat për zhvillimin e vaksinës korona dhe kjo është një shenjë se vendosja e kufizimeve politike nuk ka pasur ndikim në përparimin shkencor të Republikës Islamike të Iranit.