Qëndrimet e Iranit në marrëveshje bërthamore nuk do të ndryshojnë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në marrëveshjen bërthamore nuk do të ndryshojnë.
Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të hënën në konferencën për shtyp, ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Heiko Maas, ministrit të punëve të jashtme të Gjermanisë, në lidhje me marrëveshjen bërthamore, ndërsa tha: "Një herë janë zhvilluar negociatat për marrëveshjen bërthamore dhe ato kanë mbaruar marrëveshja ekzistuese e cila është miratuar me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurisë së OKB, nuk do të ndryshojë. As Irani nuk do të negociojë një marrëveshje për të cilën një herë janë zhvilluar negociatat dhe as nuk do të reduktohet fuqizimi i kësaj marrëveshje me anë të rezolutës 2231 të KS të OKB".
Vlen të theksohet se Heiko Maas, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, së fundi në një deklaratë të harmonizuar me politikat e Shtëpisë së Bardhës, ka thënë: "Nevojitet një marrëveshje përtej marrëveshjes bërthamore me Iranin e cila do të sigurojë interesat e Evropës".
Khatibzade duke thënë se Evropa duhet t'i njeh kapacitetet e veta dhe ta marrë parasysh fundin dhe tavanin e marrëdhënieve të saj, shtoi: "Evropa nuk ka zbatuar zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke theksuar se Irani në lidhje me sigurinë kombëtare të tij nuk bënë as negociata dhe as kompromis, tha: "Irani i njeh të drejtat dhe përgjegjësitë e veta dhe vazhdimisht u ka kujtuar edhe të tjerëve të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, ajo çfarë nuk është realizuar me anë të presionit maksimal, nuk do të realizohet as me mënyra dhe metoda të tjera".
Khatibzade shtoi: "Mesazhi i Republikës Islamike të Iranit për shtetet nënshkruese të marrëveshjes bërthamore është ky që Irani është bazë e stabilitetit dhe një vend historik në rajon i cili gjithnjë ka bërë përpjekje që të mbyllë sytë ndaj gabimeve të të tjerëve, mirëpo ata duhet ta dinë se çfarë pozite kanë dhe deri në çfarë niveli mund të flasin".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me deklaratat e Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të punëve të jashtme të Iranit për rikthimin e Amerikës në zbatimin e zotimeve të veta gjithashtu rreth miratimit të "Planit për veprim strategjik për heqjen e sanksioneve dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit iranian" i cili u miratua javën e kaluar në Parlamentin Islamik të Iranit, tha: "Nëse ky plan i Parlamentit Islamik të Iranit do të shndërrohet në ligj, Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit do t'i përmbahet këtij ligji. Janë dëgjuar fjalë dhe deklarata nga qeveria e zgjedhur e Amerikës se do të korrigjojë metodën e gabuar të qeverisë aktuale të këtij vendi".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu në lidhje me vizitën e ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Azerbajxhanit në Teheran, tha: "Xhejhun Bajramov, ministri i punëve të jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, ditën e mërkurë do të arrijë në Teheran dhe do të takohet me autoritetet e larta të Republikës Islamike të Iranit dhe do të bisedojë në lidhje me çështjet me interesa të të dy palëve".