Khaxhi dhe Pedersen bisedojnë për zhvillimet me të fundit të Sirisë
Asistenti i lartë i ministrit të punëve të jashtme të Iranit për çështje politike dhe përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Sirisë gjatë një takimi në Teheran kanë diskutuar situatën dhe zhvillimet më të fundit në Siri.
Geir Pedersen, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Sirisë, gjatë një bisede telefonike me Ali Asghar Khaxhi, asistentin e lartë të ministrit të punëve të jashtme të Iranit në çështje politike, duke marrë parasysh zhvillimin e raundit të katërt të takimeve të komitetit për hartimin e kushtetutës së Sirisë në Gjenevë javën e kaluar, ka paraqitur një raport për rezultatin e këtyre takimeve.
Të dy palët gjatë kësaj bisede telefonike kanë mbështetur vazhdimin e zhvillimit të takimeve të komitetit të kushtetutës së Sirisë në të ardhmen.
Ali Asghar Khaxhi gjatë kësaj bisede telefonike ka paraqitur një raport edhe në lidhje me bisedimet e tij me Fejsal Mekdad, ministrin e punëve të jashtme të Sirisë, me të cilin ka biseduar në lidhje me zhvillimet më të fundit të Sirisë, komitetin për hartimin e kushtetutës së Sirisë dhe situatën në provincën Idlib të Sirisë.
Vlen të theksohet se sipas marrëveshjes së palëve siriane, raundi i pestë i takimeve të komitetit për hartimin e kushtetutës së Sirisë pritet të zhvillohet në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm 2021.