Bie numri i vdekjeve nga Korona me 40% në Iran
Ministri i shëndetësisë së Iranit ka njoftuar për rënien me mbi 40% të numrit të vdekjeve ditore të shkaktuara nga virusi Korona në Iran.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sa’id Namaki, ministri i shëndetësisë së Iranit, në mbledhjen me ministrat e shëndetësisë së rajonit Mesdheu Lindor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në lidhje me pandeminë Covid-19, ka thënë: “Edhe pse humbje e një qytetari në çdo rajon të botës është e dhimbshme, por gjatë dy javëve të fundit numri i vdekjeve ditore të shkaktuara nga Covid-19 në Iran nga rreth 500 persona që ishte, tani ka rënë në më pak se 300 persona. Pandemia e virusit Korona e cila është përhapur me intensitet shumë të madh në të gjitha vendet e botës, ka dhënë mësime të shumta në nivel kombëtar, rajonal dhe botëror gjë që tregon se mungesën e gatishmërisë së Bashkësisë Ndërkombëtare për t’u përballur me një epidemi të përgjithshme”.
Ministri i shëndetësisë së Iranit gjithashtu ka thënë: “Pandemia Covid-19 u ka kujtuar vendeve të botës se udhëheqja, solidariteti dhe bashkëpunimi mes sektorëve të ndryshëm, ndërhyrjet mbi dëshmitë dhe koordinimi mes vendeve, janë mjete të nevojshme për administrimin e epidemisë Covid-19”.