Vazhdimi i sabotimeve amerikane kundër Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102147-vazhdimi_i_sabotimeve_amerikane_kundër_iranit_në_agjencinë_ndërkombëtare_të_energjisë_atomike
I caktuari special i SHBA për Iranin vazhdoi sabotimin amerikan të Uashingtonit kundër Teheranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, duke thënë se SH.B.A. duhet të mbajnë presionin mbi ANEA kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 11, 2020 07:14 Europe/Tirane
  • Vazhdimi i sabotimeve amerikane kundër Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

I caktuari special i SHBA për Iranin vazhdoi sabotimin amerikan të Uashingtonit kundër Teheranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, duke thënë se SH.B.A. duhet të mbajnë presionin mbi ANEA kundër Iranit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, "Elliott Abrams", i caktuari special i qeverisë amerikane për Iranin, pa përmendur tërheqjen e paligjshme të SHBA nga marrëveshja bërthamore, tha se Uashingtoni duhet të koordinohet me Evropianët për të mbajtur presionin mbi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike kundër Iranit. Sipas Abrams, qëllimi i administratës së Presidentit amerikan Donald Trump për të bërë presion mbi Iranin ishte që ta sillte këtë vend në tryezën e negociatave. Ndërkohë, Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka pohuar në fushatën zgjedhore se ai do ta kthejë Uashingtonin në marrëveshjen bërthamore nëse Irani kthehet në përputhje të plotë me detyrimet e tij nën marrëveshjen bërthamore. Presidenti i SHBA Donald Trump më 8 maj 2018 njoftoi tërheqjen e njëanshme dhe të paligjshme të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore dhe rifillimin e sanksioneve anti-iraniane, duke pretenduar për gjoja një marrëveshje të re me Iranin. Përkundër kësaj, Republika Islamike e Iranit, ndërsa refuzoi çdo negociatë për një marrëveshje të re ose ndryshim në marrëveshjen bërthamore, një vit më vonë, më 8 maj 2019 uli detyrimet e saj në marrëveshjen bërthamore.