Lufta e Iranit kundër Koronas sipas mediave amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102153-lufta_e_iranit_kundër_koronas_sipas_mediave_amerikane
Kanali televiziv CNN në një raport të tij nga një prej spitaleve të Iranit, ka shkruar se asnjë vend tjetër i botës nuk po përballet me “kuçedrën” Korona njëkohësisht me sanksionet e Amerikës!  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 11, 2020 11:07 Europe/Tirane
  • Lufta e Iranit kundër Koronas sipas mediave amerikane

Kanali televiziv CNN në një raport të tij nga një prej spitaleve të Iranit, ka shkruar se asnjë vend tjetër i botës nuk po përballet me “kuçedrën” Korona njëkohësisht me sanksionet e Amerikës!  

Kanali televiziv CNN në raport e tij shkruan se Irani është një prej vendeve i cili ndodhet në krizën e pandemisë Covid-19, por situata në këtë vend dallon nga situata e vendeve të tjera të botës të cilat po përballen me krizën e Koronas. Irani në kohën kur po përballet dhe virusin Korona njëkohësisht ndodhet nën sanksione të ashpra të Amerikës në kuadër të politikës së “presionit maksimal” të qeverisë së Trump.

CNN duke e përshkruar gjendjen në një prej spitaleve në veri të Teheranit, kryeqytetit të Iranit, ka shkruar: “Në repartin e kujdesit special, pesë pacient janë mbajtur gjallë me shumë vështirësi, edhe atë me ndihmën e pajisjeve të cilat ndodhen në dispozicion pas të gjithë këtyre muajve të vështirë gjatë së cilëve në këtë repart kanë vdekur 750 persona. Pajisjet spitale janë një prej artikujve të cilët për shkak të sanksioneve të Amerikës nuk mund të arrijnë në Iran. Shumë prej spitaleve të Iranit, po përdorin pajisjet e tyre më të vjetra. Këto pajisje janë mirëmbajtur me shumë vështirës, për arsye se nuk ka rrugë tjetër dhe vendit i është ndërprerë qasja në pajisjet mjekësore dhe spitalore të cilat gjatë kësaj pandemie ndodhen në dispozicion të vendeve të tjera të botës. Megjithatë, po vazhdon prodhimi vendor i pajisjeve, veshjeve mbrojtëse dhe medikamenteve në Iran, por sanksionet e Amerikës janë me këtë kuptim se spitalet në Iran gjithmonë të përballen me mungesë të pajisjeve. Mjekët iranianë besojnë se tani në krahasim me muajt e parë ndodhen në një gjendje shumë më të mirë. Nëse nuk do të ishin sanksione, mund të kishin edhe medikamente rezervë dhe nuk do të kishte shqetësim për ndonjë valë tjetër të pandemisë Korona”.