"Gabimi i parë amerikan do të jetë i fundit"
Gjeneral Brigade Kader Rahimzadeh, zëvendëskomandant i përgjithshëm i bazës anti-ajrore iraniane Khatam al-Anbia, tha gjatë një vizite në qendrën e komandës së operacioneve të mbrojtjes ajrore se hapësira ajrore e Iranit është ndër vijat e kuqe.
Mbrojtja anti-ajrore iraniane ashtu siç ka vepruar në të kaluarën, do të përgjigjet me vendosmëri ndaj shkeljes më të vogël të hapësirës sonë ajrore, theksoi ai. Duke ju referuar disa veprimtarive ajrore të kryera në rajon nga forcat jashtërajonale, Gjeneral Brigade Rahimzadeh deklaroi: “Të gjitha veprimet e forcave rajonale dhe të huaja, përfshirë fluturimin e bombarduesve B52 në një distancë prej më shumë se 150 km nga kufijtë ajrorë të Iranit në Gjirin Persik jugor do të shqyrtohen. Sistemi i integruar i mbrojtjes ajrore të Iranit monitoron veprimet e tyre në çdo kohë. " Duke iu referuar pozicionit strategjik të Republikës Islamike të Iranit në rajon dhe armiqësive të njëpasnjëshme kundër Iranit, Gjenerali Rahimzadeh tha: “Baza e integruar e mbrojtjes ajrore të vendit monitoron dhe analizon lëvizjet e llojeve të ndryshme të dronëve, mëson rreth objektivave dhe veprimeve të armikut për të planifikuar dhe zbatuar plane të përshtatshme më pas. Zëvendëskomandanti i përgjithshëm i bazës anti-ajrore iraniane Khatam al-Anbia, shtoi: " Rinia e guximshme dhe e përkushtuar e Forcave të Armatosura iraniane, përfshirë Ushtrinë dhe Gardën Revolucionare Islamike, si krahët e fuqishëm të mbrojtjes ajrore të vendit, me unitet dhe kohezion të plotë, janë burimi i paqes dhe stabilitetit për popullin e Iranit dhe amerikanët duhet ta dinë se gabimi i parë i tyre do të jetë edhe i fundit".