Takhtrevançi: Trupat amerikane duhet të largohen nga Siria
Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara bëri thirrje për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, duke theksuar se prania e forcave terroriste amerikane në Siri është e paligjshme.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Maxhid Takhtrevançi të Mërkurën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Sirinë, e quajti të paligjshme praninë e trupave amerikane në Siri e cila ka për qëllim që të ndjekë objektiva të fshehura dhe tha: "Të gjitha forcat e huaja në Siri prania e të cilave është pa lejen e qeverisë së Damaskut duhet të largohen nga ky vend. "Të gjithë duhet të respektojnë plotësisht sovranitetin, pavarësinë politike, unitetin dhe integritetin territorial të Sirisë," shtoi Takhtrevançi. Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara gjithashtu dënoi ashpër agresionin e vazhdueshëm të regjimit sionist kundër Sirisë dhe tha: "Këto aventura ushtarake provokuese duhet të ndalen". Takhtrevançi theksoi gjithashtu nevojën për të lehtësuar rindërtimin e Sirisë dhe kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda në Siri.