Takhtrevançi: Instex duhet të provojë efikasitetin e tij
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102358-takhtrevançi_instex_duhet_të_provojë_efikasitetin_e_tij
Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara theksoi nevojën që evropianët të provojnë efikasitetin e Instex dhe tha: "Irani duhet të gëzojë përfitimet ekonomike të marrëveshjes bërthamore".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2020 05:18 Europe/Tirane
  • Takhtrevançi: Instex duhet të provojë efikasitetin e tij

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara theksoi nevojën që evropianët të provojnë efikasitetin e Instex dhe tha: "Irani duhet të gëzojë përfitimet ekonomike të marrëveshjes bërthamore".

Sipas IRNA, Maxhid Takhtrevançi, në një letër drejtuar Antonio Guterres dhe Jerry Matjila, përfaqësuesi i Afrikës së Jugut në Kombet e Bashkuara dhe kryetari i Këshillit të Sigurimit, përshkroi vlerësimin e Iranit për raportin e dhjetë të Sekretarit të Përgjithshëm mbi rezolutën 2231 me të cilën është ratifikuar marrëveshja bërthamore e Iranit dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i KB kërkohet të paraqesë një raport në Këshillin e Sigurimit çdo gjashtë muaj se si të zbatohet rezoluta. Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, duke deklaruar se Uashingtoni është një shkelës i rëndë i marrëveshjes bërthamore, e quajti uljen e detyrimeve bërthamore të Iranit një rezultat detyrues të shkeljes së marrëveshjes nga palët e tjera dhe në përputhje me të drejtat e Iranit në marrëveshjen bërthamore. Duke iu referuar premtimit të vendeve evropiane për të siguruar vazhdimin e marrëdhënieve ekonomike me Iranin të parashikuara në marrëveshjen bërthamore dhe krijimin e sistemit Instex, Takhtrevançi theksoi se ky sistem duhet të provojë efikasitetin e tij pas 2 vitesh. Ai gjithashtu iu referua vrasjes së dëshmorit Mohsen Fakhrizadeh dhe tha: "Mënyra se si shtrohet çështja në këtë raport nuk është aspak e mjaftueshme". Ky tentat, së bashku me vrasjen e vitit të kaluar të gjeneralit Kasem Sulejmani, janë krime të dukshme dhe terroriste që duhet të dënohen shprehimisht. Gjenerali Kasem Sulejmani, komandant i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, u martirizua në një sulm terrorist më 3 janar 2019 dhe Mohsen Fakhrizadeh, kreu i Organizatës së Kërkimit dhe Inovacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura iraniane, u martirizua në një sulm terrorist në 27 nëntor 2020.