Pezullimi dy-javor i fluturimeve midis Iranit dhe Britanisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102374-pezullimi_dy_javor_i_fluturimeve_midis_iranit_dhe_britanisë
Zëvendës ministri i transportit i rrugëve dhe zhvillimit urban të Iranit njoftoi pezullimin e fluturimeve për në MB dhe anasjelltas për dy javë sipas vendimit të ministrisë së shëndetësisë, trajtimit dhe edukimit mjekësor të Republikës Islamike.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 21, 2020 08:16 Europe/Tirane
  • Pezullimi dy-javor i fluturimeve midis Iranit dhe Britanisë

Zëvendës ministri i transportit i rrugëve dhe zhvillimit urban të Iranit njoftoi pezullimin e fluturimeve për në MB dhe anasjelltas për dy javë sipas vendimit të ministrisë së shëndetësisë, trajtimit dhe edukimit mjekësor të Republikës Islamike.

Shahram Adamnejad, Zëvendës ministri i transportit i rrugëve dhe zhvillimit urban të Iranit, të Dielën në mbrëmje njoftoi:  Për shkak të situatës së re në sëmundjen Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, fluturimet midis Teheranit dhe destinacioneve britanike do të pezullohen për dy javë sipas vendimit të Ministrisë Iraniane të Shëndetësisë dhe në mënyrë që të parandalojë transmetimin e sëmundjes dhe të përpiqet të mbrojë shëndetin publik. Identifikimi i llojit të mutuar të koronavirusit në jug të Anglisë dhe rritja e numrit të njerëzve të infektuar me sëmundjen kanë bërë që shumë vende të botës të ndalojnë udhëtimet nga MB dhe anasjelltas për të parandaluar përhapjen e virusit. Irani, Hollanda, Belgjika, Franca, Italia, Gjermania, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Turqia janë ndër vendet që kanë ndaluar fluturimet hyrëse nga Britania. Kufizimet e fundit të emergjencës të vendosura nga disa vende vijnë ndërsa Ministri i Shëndetësisë i Britanisë e ka quajtur llojin e sapo identifikuar të koronavirusit "të pakontrollueshëm" për sa i përket shkallës së përhapjes.