Irani ndalon për dy javë fluturimet nga Britania
Ministri i Shëndetësisë i Iranit Said Namaki tha se testimi i shpejtë i zbulimit të koronavirusit duhet të jetë i detyrueshëm në aeroportet ndërkombëtare.
Duke iu referuar një letre drejtuar Ministrit të Transportit për të ndaluar për dy javë fluturimet mes Iranit dhe Britanisë, Namaki tha se janë përcaktuar disa detyra për Zëvendësin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndjekur mbërritjen e pasagjerëve nga Britania. Ai shtoi se testimi i shpejtë i zbulimit të koronavirusit duhet të jetë i detyrueshëm në aeroportet ndërkombëtare për pasagjerët që vijnë në Iran për shkak të pushimeve të Vitit të Ri. Ndërkohë, Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 1.170.743 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 187 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 54.003 persona.