Eslami: Pozicionet e disa vendeve ndaj avionit ukrainas janë politike
Ministri i Rrugëve dhe Zhvillimit Urban të Iranit tha: justifikimet e paraqitura nga disa vende të huaja për mënyrën se si u rrëzua avioni ukrainas janë politike.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve IranPress, Muhamed Eslami, Ministri i Rrugëve dhe Zhvillimit Urban i Iranit, tha të martën se raporti përfundimtar dhe teknik mbi rrëzimin e avionit ukrainas ishte në fazat e tij të fundit, duke shtuar: "Kutia e zezë e aeroplanit u rishikua në prani të përfaqësuesve të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit (ICAO) dhe raporti i tij përfundimtar është përgatitur. Ministri i Rrugëve dhe Zhvillimit Urban të Iranit deklaroi: Rrëzimi i avionit ukrainas ishte një gabim njerëzor dhe Forca Ajrore e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike e ka bërë të qartë këtë gjë. Më 8 janar 2020, një aeroplan pasagjerësh që i përkiste Ukrainian Airlines u rrëzua pranë Teheranit, duke lënë të vdekur 167 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit. Shumica e udhëtarëve në aeroplan ishin shtetas iranianë dhe 32 pasagjerë në fluturim gjithashtu kishin pasaporta nga pesë vende: Kanadaja, Afganistani, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia. Ministri i Jashtëm Kanadez François Philippe Champin ditët e fundit ka thënë se ai nuk beson se rrëzimi i Fluturimit 752 të Ukrainës ishte shkaktuar nga gabimi njerëzor.