Përgatitet projektraporti në lidhje me aksidentin e avionit ukrainas në Iran
Organizata e Aviacionit Civil të Iranit ka njoftuar për dërgimin e projektraportit përfundimtar në lidhje me aksidentin e avionit të linjave ajrore të Ukrainës në Iran për vendet të cilat janë pjesëmarrëse në procesit të hetimeve në lidhje me këtë aksident.
Më tetë janar të vitit 2020 një avion i linjave ajrore të Ukrainës është rrëzuar në periferi të Teheranit ku si pasojë kanë humbur jetën 167 pasagjerë dhe 9 anëtarët e ekuipazhit. Shumica e pasagjerëve të këtij avioni ishin shtetas të Iranit dhe 32 pasagjerë ishin me pasaporta të Kanadasë, Afganistan, Ukrainë, Anglisë dhe Suedi.
Deri më tani Amerika si projektues dhe prodhues i avionit, Ukraina si vendi ku është regjistruar dhe është përdorur avioni, Franca si një vend që ka ofruar ndihmë teknike në hetimin e aksidentit të avionit civil ukrainas dhe gjithashtu një grup i ekspertëve nga Kanadaja, Suedi, Anglia dhe Gjermania si vende që kanë pasur shtetas që kanë humbur jetën në këtë aksident ajror dhe duhej të informohen për procesin e hetimeve, së bashku me përfaqësuesit e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) dhe Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit kanë marrë pjesë në procesin e hetimit në lidhje me këtë aksident.
Organizata e Aviacionit Civil të Iranit ditën e mërkurë vuri në dukje paraqitjen e projektraportit përfundimtar në lidhje aksidentin e avionit të linjave ajrore ukrainase për vendet pjesëmarrëse në procesin e hetimeve, ndërsa deklaroi: “Pranuesit e këtij raporti kanë afat dy muaj për të paraqitur mendimet e veta para Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit dhe pastaj do të paraqitet raporti përfundimtar në lidhje me këtë aksident”.