Fillon sesioni i 20-të i panairit ndërkombëtar mjeteve dhe pajisjeve shtëpiake
Sesioni i 20-të i panairit ndërkombëtar i mjeteve dhe pajisjeve shtëpiake është hapur sot në Teheran duke respektuar plotësisht protokollet shëndetësore.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se panairi i 20-të ndërkombëtar i mjeteve dhe pajisjeve shtëpiake është hapur sot (të premten) në Teheran dhe kjo ceremonie për shkak të rrethanave të pandemisë Korona është organizuar pa praninë e qytetarëve.
Ky panair katër ditor është hapur me moton “Shkëlqimi i prodhimit në krizën e sanksioneve”, pasi kryerjes së koordinimeve të nevojshme me shtabin kombëtar të përballjes me virusin Korona në Iran dhe duke respektuar plotësisht protokollet shëndetësore me pjesëmarrjen e 175 njësive prodhuese në këtë drejtim.
Njëkohësisht me organizimin në mënyrë fizike të sesionit të 20-të të panairit ndërkombëtar për mjete dhe pajisje shtëpiake në Teheran, është hapur edhe panairi virtual për njësitë të cilët nga kanë arritur të marrin pjesë në mënyrë fizike në këtë panair dhe gjithashtu për njerëzit e tjerë.