Hakmarrja për vrasjen e Gjeneral Soleimanit do të jetë e ashpër
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102487-hakmarrja_për_vrasjen_e_gjeneral_soleimanit_do_të_jetë_e_ashpër
Zëvendëskomandanti i Forcës Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike tha se "hakmarrja e ashpër" për vrasjen e gjeneralit Soleimani do të jetë patjetër në rendin e ditës, pavarësisht nga dy shuplakat e tjera që SHBA-të kishin marrë për këtë atentat frikacak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 26, 2020 16:28 Europe/Tirane
  • Hakmarrja për vrasjen e Gjeneral Soleimanit do të jetë e ashpër

Zëvendëskomandanti i Forcës Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike tha se "hakmarrja e ashpër" për vrasjen e gjeneralit Soleimani do të jetë patjetër në rendin e ditës, pavarësisht nga dy shuplakat e tjera që SHBA-të kishin marrë për këtë atentat frikacak.

Gjeneral Brigade Muhamed Hexhazi tha: “Varrimi solemn i dëshmorëve Soleimani dhe Abu Mahdi al-Mouhandes dhe sulmi me raketa në bazën ushtarake amerikane të Ain al-Asad ishin dy shuplaka nga Irani në fytyrën e Shteteve të Bashkuara. Dy goditjet e radhës janë disfata logjistike e Shteteve të Bashkuara në rajon dhe dëbimi i forcave amerikane nga rajoni." "Këto janë vetëm shuplaka, ndërsa hakmarrja do të jetë e ashpër," shtoi gjenerali Hexhazi, duke paralajmëruar ata që urdhëruan dhe kryen sulmin, se Republika Islamike sipas situatës do të vendosë se si dhe kur të hakmerret.