Licencimi i vaksinës së dytë iraniane kundër coronas
"Shkencëtarët tanë do të fokusohen në prodhimin e brendshëm të vaksinave anti-corona dhe testi njerëzor i vaksinës kundër coronas do të fillojë këtë javë, ndërsa vaksina e dytë iraniane do të licencohet për testime njerëzore javën e ardhshme", tha ministri iranian i Shëndetësisë.
Said Namaki në lidhje me blerjen e vaksinës kundër Coronas, tha: "Ne jemi duke ndjekur rrugën e blerjes së vaksinës dhe së shpejti do të japim një lajm të mirë për blerjen nga jashtë dhe duhet ta dini se prioriteti dhe këmbëngulja jonë është të blejmë një vaksinë të sigurt dhe të aprovuar." "Pas disa muajsh, ne kemi arritur më pak se 120 vdekje në ditë , ndërsa lloji i ri i coronas britanike ka tronditur botën," tha Namaki.