Shamkhani: Shtimi i aktiviteteve ushtarake në rajon shenjë e frikës së SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102528-shamkhani_shtimi_i_aktiviteteve_ushtarake_në_rajon_shenjë_e_frikës_së_shba
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit theksoi se rritja e aktiviteteve ushtarake të Ushtrisë amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore buron nga frika e Uashingtonit për pasojat e veprimeve të tij të liga në këtë rajon.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 28, 2020 19:58 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Shtimi i aktiviteteve ushtarake në rajon shenjë e frikës së SHBA

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit theksoi se rritja e aktiviteteve ushtarake të Ushtrisë amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore buron nga frika e Uashingtonit për pasojat e veprimeve të tij të liga në këtë rajon.

"Aktivitetet e rritura të Ushtrisë amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore është vetëm një shfaqje mbrojtëse dhe buron nga frika për shkak të veprimeve të mbrapshta e të liga të SHBA-së në këtë rajon," tha Admiral Ali Shamkhani në një postim të hënën. Deklaratat e Shamkhani erdhën pasi marina amerikane njoftoi të hënën e kaluar mbërritjen e një nëndetëseje bërthamore në Gjirin Persik mes tensioneve në rritje midis Teheranit dhe Uashingtonit në prag të përvjetorit të parë të vrasjes së gjeneralit të lartë anti-terror të Iranit me urdhra të drejtpërdrejtë të Presidentit në largim të SHBA Donald Trump. "Veprime të tilla vetëm intensifikojnë pasigurinë dhe çojnë në keqkuptime të dëmshme," tha më tej shefi i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit. Shamkhani theksoi më pas, se "siguria e rajonit mund të realizohet vetëm përmes tërheqjes së faktorëve të huaj që krijojnë destabilitet."