Themelohet faqja ndërkombëtare në internet me emrin “Gjeneral Sulejmani”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102565-themelohet_faqja_ndërkombëtare_në_internet_me_emrin_gjeneral_sulejmani
Në prag të njëvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, është themeluar faqja ndërkombëtare në internet “Gjeneral Sulejmani” me mbi 9 mijë tituj të materialeve të ndryshme, fotografive dhe videove të ndryshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 30, 2020 09:55 Europe/Tirane
  • Themelohet faqja ndërkombëtare në internet me emrin “Gjeneral Sulejmani”

Në prag të njëvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, është themeluar faqja ndërkombëtare në internet “Gjeneral Sulejmani” me mbi 9 mijë tituj të materialeve të ndryshme, fotografive dhe videove të ndryshme.

Faqja ndërkombëtare “Gjeneral Sulejmani” përveç gjuhës persiane, materialet e saj i publikon edhe në gjuhë të tjera të ndryshe si në gjuhën angleze, arabe, spanjolle, kineze, franceze, urdu etj., dhe është në dispozicion të të interesuarve në lidhje me personalitetin e gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmani dhe konceptit të rezistencës.

Materialet e publikuara duke ruajtur cilësinë e prodhimit dhe përmbajtjes së pasur, janë ofruar për publikun në formë të artikujve, editorialeve, infografi, fotografive, videove dhe karikaturave.

Kjo faqe e internetit është në dispozicion të të interesuarve me adresën https://www.generalsoleimani.com/fa.

Vlen të theksohet se gjeneral Kasem Solejmani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, dhe Abu Mahdi Al-Mahdi, zv/shefit të forcave popullore Hashd Sha’bi të Irakut, së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të vitit 2020 gjatë një sulmi ajror të forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.