Amir Abdulahian: Evropianët i detyrohen gjeneral Kasem Sulejmani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102582-amir_abdulahian_evropianët_i_detyrohen_gjeneral_kasem_sulejmani
Një zëdhënës i Shtabit të Përvjetorit të Martirizimit të gjeneralit martir Kasem Sulejmani tha: "Po të mos ishte trimëria e këtij martiri të rangut të lartë, përveç qyteteve dhe kryeqyteteve evropiane, edhe Shtetet e Bashkuara do të ishin në shënjestër të ISIS".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 31, 2020 03:52 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahian: Evropianët i detyrohen gjeneral Kasem Sulejmani

Një zëdhënës i Shtabit të Përvjetorit të Martirizimit të gjeneralit martir Kasem Sulejmani tha: "Po të mos ishte trimëria e këtij martiri të rangut të lartë, përveç qyteteve dhe kryeqyteteve evropiane, edhe Shtetet e Bashkuara do të ishin në shënjestër të ISIS".

"Husein Amir-Abdulahian", zëdhënësi i Shtabit të Përvjetorit të Martirizimit të gjeneral "Kasem Sulejmani" të Mërkurën në mbrëmje, në një program të veçantë me titull "Sonte" të rrjetit të lajmeve të televizionin shtetëror iranian, shtoi: Në takimet me zyrtarë perëndimorë, atyre u kam thënë se duhet t'i japin gjeneral Soleimanit një medalje sepse po të mos ishte guximi i tij, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do të ishin shënjestruar nga ISIS. Amir Abdullahian gjithashtu në lidhje me ndjekjen gjyqësore të autorëve të vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani tha: Janë plotësuar të gjitha kapacitetet gjyqësore, është krijuar një komitet gjyqësor teknik dhe juridik, dokumentet janë përpiluar në formë të saktë duke përmendur të gjitha pikat e nxjerrjes së aktakuzës serioze, parandaluese dhe penduese për urdhëruesit dhe autorët e këtij akti terrorist dhe së shpejti akt-akuza do të nxirret. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandant i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike dhe Abu Mahdi al-Mohandes, nënkryetari i Mobilizmit Popullor Irakian (Al-Hashd al-Shabi), së bashku me tetë veta të tjerë, u martirizuan në 3 janar 2020, në një sulm ajror nga agresorët terroristë amerikanë, pranë aeroportit të Bagdadit.