Ruhani: Armiku me patjetër do të pësojë nga vrasja e Sulejmani
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se rruga dhe shkolla e gjeneralit të martirizuar Kasem Sulejmaniqë është po ajo shkollë e Imam Khomejnit (ra) dhe e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, do të vazhdojë përgjithmonë.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte në ceremoninë e përurimit të disa projekteve kombëtare të Ministrisë së Energjisë, duke kujtuar martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani, tha: “Me patjetër armiku do të pësojë nga terrori dhe vrasja barbare e komandantit të forcës Kods të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit dhe duhet të jetë i sigurt se populli dhe të rinjtë e Iranit dhe të rajonit do ta forcojnë edhe më tepër Frontin e Rezistencës dhe me shpresë më të madhe do të vazhdojnë rrugën e rezistencës dhe pavarësisë së rajonit”.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: “Derisa amerikanët të jenë në rajon, Azia Perëndimore nuk do të ketë siguri dhe popujt e rajoni së shpejti do të dëbojnë kriminelët dhe agresorët nga rajoni”.
Vlen të theksohet se gjeneral Kasem Solejmani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, dhe Abu Mahdi Al-Mahdi, zv/shefit të forcave popullore Hashd Sha’bi të Irakut, së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të vitit 2020 gjatë një sulmi ajror të forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.