Zarif optimist për përfundimin e dobësimit të multilateralitetit në vitin 2021
(last modified Thu, 31 Dec 2020 14:23:32 GMT )
Dhjetor 31, 2020 15:23 Europe/Tirane
  • Zarif optimist për përfundimin e dobësimit të multilateralitetit në vitin 2021

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në prag të Vitit të Ri u shpreh optimist se viti 2021 do të jetë një vit me plotë paqe dhe shëndet dhe do t’i jepet fund përpjekjeve për dobësimin e multilateralitetit në botë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e enjte në një mesazh në Twitter me rastin e Vitit të Ri, u shpreh optimist se viti 2021 do të jetë vit i përfundimit të përpjekjeve për dobësimin e multilateralitetit.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në këtë mesazh ka thënë: “Ashtu siç po e përfundojmë një vit të shoqëruar me plotë dhimbje, ejani dhe me optimizëm më të madh të fillojmë një fillim të ri në vitin 2021 duke shpresuar në përfundimin e përpjekjeve të çmendura për poshtërimin e ligjit dhe dobësimin e multilateralitetit, t’i japim fund një periudhës katërvjeçare që u bë shkak për gjithë këtë gjakderdhje dhe tmerr anë e mbanë botës. Ejani dhe të bashkohemi me njëri-tjetrin që viti 2021 të jetë një vit me plotë paqe, shëndet dhe gëzim!”.

Tags