Gjeneral Sulejmani, Hero botëror I luftës kundër terrorizmit
2 Janari 2021, që përkon me 13 Dein e 1399 sipas kalendarit diellor, është përvjetori i martirizimit të Gjeneralit Kasem Sulejmani, Komandanti i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.
Gjenerali Kasem Sulejmani, komandant i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike dhe Abu Mahdi al-Mohandes, nënkryetari i Mobilizimit Popullor Irakian (Al-Hashd al-Shabi), së bashku me tetë veta të tjerë, u martirizuan më 13 Dei të vitit 1398 sipas kalendarit diellor që përkon me 3 janarin e vitit 2020, në një sulm ajror nga agresorët terroristë amerikanë pranë aeroportit të Bagdadit. Gjeneral Kasem Sulejmani, i cili është quajtur Sejedul-Shuhada-i i Rezistencës, punoi gjatë gjithë jetës së tij për të promovuar Islamin dhe Kuranin në mbështetje të kombeve të shtypura myslimane, pavarësisht nga kombësia. Martiri Sulejmani, si komandant i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në shkatërrimin e ISIS në Irak dhe Siri dhe për shumë vite, duke organizuar forca të mobilizimit popullor në këto vende, atyre i dha paqen dhe sigurinë e njerëzve. Pas martirizimit të Gjeneral Kasem Sulejmani, Ajetollah Khamenei në një mesazh deklaroi: Vitet e luftës së sinqertë dhe të guximshme në fushat e betejës kundër djajve dhe keqbërësve të botës dhe vitet e dëshirës për martirizim në rrugën e Zotit, sollën më në fund Sulejmanin në këtë pozitë të lartë dhe gjaku i tij i pastër ra në tokë nga dora e qenieve më mizore njerëzore. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik deklaroi se dëshmor Sulejmani është një figurë ndërkombëtare e rezistencës dhe të gjithë mbështetësit e rezistencës janë në zi për atë dhe shtoi: Të gjithë miqtë dhe të gjithë armiqtë duhet ta dinë se vija e xhihadit të rezistencës do të vazhdojë me motiv të dyfishtë dhe një fitore e caktuar i pret muxhahedinët e kësaj rrugë. Hazreti Ajetollah Khamenei theksoi: Kombi iranian do të kujtojë emrin e dëshmorit të madh, gjeneralin Kasem Sulejmani dhe dëshmorët që e shoqëronin atë, veçanërisht muxhahedinët e mëdhenj të Islamit, Abu Mahdi al-Mohandes.