Safavi: Aeroplanmbajtëset amerikane do të kthehen në nëndetëse brenda pak orësh
Një këshilltar i lartë ushtarak i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të shmangin kryerjen e ndonjë gabimi, duke thënë se Irani është i aftë të godasë kaq shumë aeroplanmbajtëset amerikane sa të bien si nëndetëse.
"Irani është i aftë të kthejë aeroplanmbajtëset amerikane në nëndetëse brenda pak orësh," paralajmëroi Jahja Rahim Safavi, por në të njëjtën kohë ai shprehu shpresën se asgjë nuk do të ndodhte në javët e fundit të mandatit të Presidentit të SHBA Donald Trump. "Ne kurrë nuk do të fillojmë një luftë, por ne do të përgjigjemi me vendosmëri dhe me fuqinë dhe gatishmërinë tonë maksimale nëse dikush sulmon Iranin," tha Rahim Safavi, ish-komandant i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC). Tensionet kanë qenë të larta midis Uashingtonit dhe Teheranit në javët e fundit, pjesërisht për shkak të frikës së Uashingtonit për sulmet ndaj bazave të tij në Azinë Perëndimore gjatë përvjetorit të martirizimit të dy komandantëve të njohur të Frontit të Rezistencës, Gjeneral Kasem Soleimani dhe Abu Mehdi al-Muhandes. Rahim Safavi tha se gjeneral Soleimani arriti të zgjerojë zonën e ndikimit të Iranit nga Iraku në Siri, Liban dhe Mesdhe, duke u shkaktuar një "humbje strategjike" amerikanëve. "Unë mendoj se martirizimi i gjeneralit Soleimani ishte një humbje edhe më e madhe për amerikanët, sepse kjo vrasje zbuloi fytyrën e vërtetë të sundimtarëve amerikanë në botë", tha gjeneralmajori Jahja Rahim Safavi duke shtuar: "Papritmas, të gjitha kombet e botës ishin në gjendje të shihnin fytyrën e vërtetë të amerikanëve të cilët pretendojnë se mbrojnë demokracinë dhe lirinë".