ISIS, përfituesi kryesor i nga vrasja e Gjeneralit Soleimani
(last modified Sun, 03 Jan 2021 18:20:29 GMT )
Janar 03, 2021 19:20 Europe/Tirane
  • ISIS, përfituesi kryesor i nga vrasja e Gjeneralit Soleimani

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, thotë se grupi terrorist takfirist ISIS ishte "përfituesi i vetëm" i vrasjes frikacake të komandantit legjendar të anti-terrorizmit Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara.

Në një postim të Dielën në përvjetorin e parë të martirizimit të Gjeneralit Soleimani, Ministri i Jashtëm iranian tha se "shefi i terroristëve", - një aluzion i qartë për Presidentin në largim të SHBA Donald Trump - vrau në mënyrë frikacake armikun numër një të terroristëve ekstremistë. Ndërsa rajoni ynë përkujton solemnisht këtë përvjetor, kujtojmë se përfituesi i vetëm i vrasjes së Gjeneralit Soleimani është ISIS, i cili që nga ajo kohë vetëm e ka rritur aktivitetin e tij.

 

Tags