Trump ruaju nga kurthet; ...
(last modified Mon, 04 Jan 2021 07:13:29 GMT )
Janar 04, 2021 08:13 Europe/Tirane
  • Trump ruaju nga kurthet; ...

Ndërhyrja e SHBA në rajon e nxiti Donald Trump të njoftonte se Shtetet e Bashkuara kishin shpenzuar 7 trilion dollarë në rajon, por pa rezultat.

Tani Trump ka treguar se ai ka vazhduar të ndjekë të njëjtën rrugë të gabuar për katër vitet e fundit dhe këmbëngul të vazhdojë të njëjtën rrugë të gabuar në ditët e fundit të presidencës së tij. Duke reaguar ndaj një serie veprimesh provokuese të fundit të SHBA në rajon, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif shkroi në Twitter se Irani nuk dëshiron një luftë me Shtetet e Bashkuara: "Administrata Trump dhe aleatët e saj, në vend që të luftojnë virusin Korona në SHBA, ata po harxhojnë miliarda dollarë për të dërguar flota dhe bombardues B-52 në rajonin tonë."  Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu të shtunën në Twitter shkroi se informacioni i ri nga Iraku tregonte se provokuesit izraelitë po bënin komplot për të sulmuar amerikanët në mënyrë që ta tërhiqnin Trumpin në një luftë me pretendime të rreme "Trump, ki kujdes nga kurthet", i tha Zarif presidentit amerikan. "Çdo lëvizje provokuese do të ketë një përgjigje serioze reciproke, veçanërisht kundër atyre miqve të ngushtë." Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të KB, misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara paralajmëroi mbi provokimet e bombarduesve amerikanë mbi Gjirin Persik dhe Detin e Omanit, duke thënë se veprimet e SHBA ishin luftarake dhe nxitëse dhe se situata aktuale e rajonit është shumë e tensionuar. Kjo e ka bërë më të ndjeshme gjendjen në rajon. Edhe pse Pentagoni njoftoi të Enjten e kaluar se po kthente aeroplanmbajtësen Nimitz në Shtetet e Bashkuara, tensionet në rritje, të cilat janë rezultat i drejtpërdrejtë i sjelljes së Shtëpisë së Bardhë, Izraelit dhe Arabisë Saudite, nënvizuan rëndësinë e çështjes dhe implikimet e saj. Aspekti i parë; Efektet shkatërruese të këtyre lëvizjeve janë në rajon. Dëshmitë tregojnë se qëllimi i Shteteve të Bashkuara dhe aktorëve rajonalë të rreshtuar me Shtëpinë e Bardhë është të zgjerojnë krizën duke u përqendruar në konfrontimin e drejtpërdrejtë midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe duke shtyrë rajonin në një gjendje tensioni të pakthyeshëm, me pasoja për Shtetet e Bashkuara dhe miqtë e saj të ngushtë në rajon. Në këtë mes Izraeli është i paparashikueshëm. Aspekti i dytë i pasojës së këtij tensioni; Janë kostot direkte të aventurave amerikane në rajon dhe kundër Iranit sigurisht që do të jenë shumë të larta. "Regjimi Sionist, Arabia Saudite dhe disa elementë të administratës Trump, të tilla si Pompeo, janë të interesuar të krijojnë një krizë ose tension të ri në rajon," tha Kasem Mohabeli, një ish diplomat dhe analist politik. Në çdo rast, Republika Islamike e Iranit nuk ka dhe nuk dëshiron ndonjë tension dhe konflikt në rajon, por ajo gjithmonë ka qëndruar kundër çdo agresori me gatishmëri, qëndrueshmëri dhe forcë. Në përgjigje të këtyre lëvizjeve, Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit kanë deklaruar se çdo aventurë, ngacmim ose provokim do të çojë në një reagim vendimtar, pasojat e të cilit do të ndihen nga forcat armiqësore, përfshirë Shtetet e Bashkuara.  

Tags