Kamalvandi: pasurimi 20% i uraniumit ka filluar në objektin Fordow
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102686-kamalvandi_pasurimi_20_i_uraniumit_ka_filluar_në_objektin_fordow
Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit njoftoi pasurimin e uraniumit me 20% në objektin Fordow.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2021 03:50 Europe/Tirane
  • Kamalvandi: pasurimi 20% i uraniumit ka filluar në objektin Fordow

Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit njoftoi pasurimin e uraniumit me 20% në objektin Fordow.

Sipas IRNA, "Behrouz Kamalvandi " të hënën në mbrëmje në një intervistë me lajmet e Kanalit të Parë të IRIB tha: " pasurimi 20% ka filluar në objektet e pasurimit Fordow dhe ka arritur një nivel të qëndrueshëm". Kamalvandi deklaroi se ky veprim ishte në përputhje me zbatimin e ligjit për një veprim strategjik për heqjen e sanksioneve, duke shtuar: "Ky veprim u ndërmor me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të popullit iranian". Kamalvandi, duke deklaruar se në vitin 2010 ne kishim prodhuar uranium të pasuruar në 20% dhe kapaciteti aktual nuk është diçka e re, shtoi: "Ne kemi aftësinë për të pasuruar lehtësisht uranium mbi 20% dhe ne jemi duke e studiuar atë." Duke iu referuar urdhrit të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit Hassan Ruhani për të zbatuar Planin e Veprimit Strategjik për heqjen e sanksioneve, Ali Rabiei, zëdhënësi i qeverisë iraniane, deklaroi: Procesi i injektimit të gazit ka filluar në objektin Fordow dhe produkti i parë i uraniumit të pasuruar nga UF6 do të jetë i disponueshëm të hënën. Ligji mbi veprimin strategjik për heqjen e sanksioneve përfshin 9 nene që kërkojnë nga Qeveria e Republikës Islamike të Iranit të nisë pasurimin me 20%, të rrisin rezervat e uraniumit të pasuruar të Republikës Islamike të Iranit dhe të përdorin gjeneratën e re të centrifugave IR2M dhe IR6.