Ushtria e Republikës Islamike të Iranit zhvillon fuqinë e dronëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102695-ushtria_e_republikës_islamike_të_iranit_zhvillon_fuqinë_e_dronëve
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit ka zhvilluar një vizitë në zonën publike të stërvitjes së madhe luftarake të dronëve të ushtrisë së Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 05, 2021 10:01 Europe/Tirane

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit ka zhvilluar një vizitë në zonën publike të stërvitjes së madhe luftarake të dronëve të ushtrisë së Iranit.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se gjeneral Muhamed Bagher, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura dhe gjeneral Abdurrahim Musavi, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit kanë vizituar njësitë dhe sistemet e dronëve të ushtrisë së Iranit të cilët janë vendosur në ekspozim dhe stërvitje në kuadër të një ekspozite ushtarake.

Në ekspozitën e sukseseve në sektorin e dronëve të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit të përbërë nga dronë operativë të katër forcave, janë ekspozuar qindra dronë të llojeve të ndryshme luftarak, bombardues, vëzhgues, identifikues, zbulues, malor, kamikaz etj..

Stërvitja e madhe luftarake e dronëve të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka filluar ditën e martë në provincën Semnan të Iranit me pjesëmarrjen e qindra dronëve të katër forcave të ushtrisë iraniane.

Sipas gjeneral Sejed Mahmud Musavi, zv/komandanti i operacioneve të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, në stërvitjen e madhe luftarake të dronëve të ushtrisë iraniane janë përdorur lloje të ndryshme të dronëve në forcat e sigurisë, kundërajrore, ajrore dhe detare të ushtrisë së Iranit të cilët kanë kryer misionet e caktuar në kushte reale të luftës.