Ruhani: Asnjë investitor nuk duhet të ndjehet i pasigurt në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102696-ruhani_asnjë_investitor_nuk_duhet_të_ndjehet_i_pasigurt_në_iran
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se asnjë investitor i cili vepron në mënyrë të ligjshme në Iran, nuk duhet të ndjejë pasiguri ekonomike, shoqërore dhe politike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 05, 2021 11:08 Europe/Tirane
  • Ruhani: Asnjë investitor nuk duhet të ndjehet i pasigurt në Iran

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se asnjë investitor i cili vepron në mënyrë të ligjshme në Iran, nuk duhet të ndjejë pasiguri ekonomike, shoqërore dhe politike.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë në mbledhjen e shtabit për koordinim ekonomik, tha se rritja e investimit në çdo vend është prej elementëve më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe shtoi: “Zhdukja e motiveve për largimin e kapitalit nga vendi dhe inkurajimi për thithjen e investimeve nga jashtë vendit, janë dy hapa themelor në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në forcimin e ekonomisë”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim vlerësoi se siguria dhe besimi reciprok i Qeverisë dhe sektorit privat janë dy shtylla të mëdha dhe themelore në tërheqjen e kapitalit dhe shtoi: “Asnjë investitor i cili në mënyrë të ligjshme investon në vend, nuk duhet të ndjejë pasiguri ekonomike, shoqërore dhe politike në procesin e pjesëmarrjes së vet në zhvillimin e dhe progresin e vendit”.

Ruhani gjithashtu tha se qëllimi i armikut në vendosjen e sanksioneve është pengimi i investimit në zhvillimin e infrastrukturës dhe në progresin e vendit, ndërsa shtoi: “Qeveria gjithnjë ka bërë përpjekje që me heqjen dhe ndryshimin e ligjeve dhe rregulloreve penguese dhe me reformimin e procedurave burokratike të dëmshme, të krijojë rrethana dhe kushte të përshtatshme në këtë drejtim dhe në këtë mënyrë kemi arritur të neutralizojmë edhe sanksioneve dhe të ngrehim indeksin e ekonomisë së rezistencës”.