Zarif uron Katarin për suksesin kundër presionit dhe imponimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102707-zarif_uron_katarin_për_suksesin_kundër_presionit_dhe_imponimit
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të martën në mbrëmje uroi Katarin për rezistencën e tij të guximshme dhe të suksesshme kundër presionit dhe imponimit të boshtit Saudit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2021 04:45 Europe/Tirane
  • Zarif uron Katarin për suksesin kundër presionit dhe imponimit

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të martën në mbrëmje uroi Katarin për rezistencën e tij të guximshme dhe të suksesshme kundër presionit dhe imponimit të boshtit Saudit.

Sipas IRNA, Muhamed Javad Zarif pasi uroi Katarin për suksesin e tij në rezistencën përballë rrethimit tashmë të hequr  nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti, pas përfundimit të samitit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, gjatë të cilit zyrtarisht u njoftua heqja e rrethimit të Katarit, iu drejtua vendeve anëtare të këtij këshilli duke thënë: "Irani nuk është armik i askujt dhe as një kërcënim. Mjaft me fajësimin e të tjerëve - veçanërisht kur mbështetësi juaj i pamatur po tërhiqet (nga pushteti),". "Është koha që vendet në brigjet jugore të Gjirit Persik të pranojnë ofertën e Iranit për të krijuar një zonë të sigurt," tha Zarif. Më parë, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite njoftoi se vendi i tij dhe tre aleatët e tjerë të tij, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti, kishin arritur një marrëveshje për të rivendosur marrëdhëniet e plota diplomatike me Katarin. Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin në fillim të Qershorit 2017 për shkak të rreshtimit të Doha-s kundër rrymës Arabe të udhëhequr nga Riadi dhe përveç vendosjes së sanksioneve, ata mbyllën kufijtë e tyre tokësorë, detarë dhe ajrorë.