Lufta kundër terrorizmit kërkon eliminimin e qasjeve të dyfishta
(last modified Wed, 06 Jan 2021 18:59:08 GMT )
Janar 06, 2021 19:59 Europe/Tirane
  • Lufta kundër terrorizmit kërkon eliminimin e qasjeve të dyfishta

Ministri iranian i Mbrojtjes gjeneral Amir Hatami u ka drejtuar një letër ministrave të mbrojtjes të më shumë se gjashtëdhjetë vendeve duke u bërë thirrje atyre të veprojnë së bashku për të luftuar qasjet selektive dhe standardet e dyfishta në terrorizmin shtetëror.

Në këtë letër, Ministri iranian i Mbrojtjes iu referua aktiviteteve humanitare të dëshmorit Mohsen Fakhrizadeh, një shkencëtar iranian i vrarë nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit, veçanërisht në fushën e pajisjeve të nevojshme për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit. Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë vrasjen çnjerëzore dhe kriminale të këtij studiuesi bërthamor iranian. Duke theksuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të inteligjencës dhe spiunëve izraelitë në vrasjen e studiuesve iranianë në të kaluarën, gjenerali Amir Hatami theksoi gjithashtu se kishte të dhëna bindëse për rolin e regjimit sionist në vrasjen e dëshmorit Mohsen Fakhrizadeh. "Heshtja përballë këtij terrorizmi shtetëror do të ishte një element inkurajues i autorëve dhe sponsorëve të këtyre akteve dhe do të përhapte pasiguri në një nivel global", shtoi gjenerali Hatami në letrën e tij, duke theksuar se Republika Islamike e Iranit rezervonte të drejtën e hakmarrjes ndaj atyre "që shkelin të drejtat e njeriut, të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara".

 

Tags