Mesazhi strategjik i Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102800-mesazhi_strategjik_i_iranit
Amin Hoteit, ekspert politik libanez, gjithashtu ushtarak dhe profesor në Universitetin Al-Maaref në Bejrut, foli mbi deklaratat e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetollah Ali Khamenei, mbi fuqinë mbrojtëse të Iranit kundër armiqve të tij.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Janar 09, 2021 19:12 Europe/Tirane
  • Mesazhi strategjik i Iranit

Amin Hoteit, ekspert politik libanez, gjithashtu ushtarak dhe profesor në Universitetin Al-Maaref në Bejrut, foli mbi deklaratat e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetollah Ali Khamenei, mbi fuqinë mbrojtëse të Iranit kundër armiqve të tij.

"Pozicionet e vendosura në deklaratat e Ajetollah Khameneit janë një goditje për armiqtë e Iranit," shkroi ai në Twitter. Amin Hoteit ishte veçanërisht i interesuar për deklaratat e Liderit mbi aftësinë e Iranit për të interceptuar aeroplanët amerikanë në Lindjen e Mesme dhe sulmet me raketa të 8 janarit 2020 kundër bazës amerikane Ain al-Asad në Irak në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit iranian Kasem Soleimani, pesë ditë më parë. “Fuqia balistike e Iranit është e madhe dhe precize, ajo destabilizon rregullat e lojës dhe ekuacionet e armiqve të tij, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Çka do të thotë se është e pamundur të dobësohet Irani, "thekson ky ekspert politik libanez. Në nivelin strategjik, Amin Hoteit e konsideron këtë sulm raketor si një pikë kthese të rëndësishme, sepse "veprimi iranian shkatërroi drejtpërdrejt prestigjin ushtarak të Shteteve të Bashkuara në rajon", vlerësoi ai, duke theksuar se që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, fuqitë e mëdha kishin zhvilluar nocionin e "prestigjit të fituesit" duke besuar se askush nuk mund ta trondiste atë. "Me këtë sulm kundër Ain al-Asad, Irani shkatërroi këtë prestigj dhe hapi rrugën për një fazë të re në konfrontimin me superfuqinë e SHBA," shtoi analisti libanez. "Ky sulm nuk u krye përmes një grupi të boshtit të Rezistencës, por nga një shtet i cili mori përgjegjësinë e plotë për të, dhe kjo është një goditje fatale për një superfuqi botërore," tha ai. Duke folur strategjikisht, Irani ka të gjitha mjetet e mbrojtjes dhe mund të marrë masa hakmarrëse kundër armiqve të tij. Sipas Ajetollah Khameneit, në Lindjen e Mesme, Irani ka një ndikim strategjik i cili i lejon atij të mbrojë interesat e tij, pa lejuar kurrë që të impresionohet nga kërcënimet dhe akuzat e ngritura ndaj tij ose nga koalicionet e "fabrikuara" , shpjegon ai. Sipas Hoteit, dy ngjarjet kryesore që përkuan me fjalimin e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, përkatësisht zbulimi i një qyteti nëntokësor të raketave, si dhe manovrat kryesore të fundit të dronëve iranianë në Semnan, duhet të interpretohen në këtë kuptim. Në të vërtetë, javën e kaluar Irani zhvilloi stërvitjen e parë të madhe me dronë, në një zonë të shkretë të Semnan dhe në zonat kufitare të vendit. Përmbajtja e stërvitjes dhe larmia e dronëve të përfshirë pasqyrojnë progresin e industrisë së dronëve dhe profesionalizmin e ekipeve iraniane. Një episod kulmor i stërvitjeve përfshinte një mision zbulimi të dronit Karrar dhe gjuajtjen e paparë të një rakete ajër-ajër Azarakhsh nga ky dron. Gjatë manovrave të ushtrisë iraniane të quajtura "Zylfiqar 99", të cilat u zhvilluan shtatorin e kaluar, një dron luftarak Karrar kishte arritur të interceptonte një dron amerikanë P-8 dhe dy dronë amerikanë RQ-4 dhe MQ-9 dhe t'i largonte ata nga zona e stërvitjes. Sa i përket raketës Azarakhsh të shkrepur nga droni Karrar, djegia e saj është "pa tym", gjë që e bën pothuajse të pamundur për t'i parë ato në distanca të gjata. Kështu, armiku befasohet dhe droni sulmues kalon pa u vërejtur. Raketa ajër-tokë Almas, e pajisur me aftësinë "e sulmimit nga lartë", u ekspozua gjatë stërvitjeve dhe u qëllua nga droni Ababil i forcave tokësore. Për shkak të ngjashmërisë së saj me raketën anti-tank izraelite Spike, raketa Almas ka tërhequr vëmendjen e shumë ekspertëve ushtarakë. Ajo ka një rreze veprimi prej 8 kilometrash dhe synon tanket dhe automjetet e blinduara "nga lart", sepse pjesa e sipërme e tyre është më e prekshme.