Grupi i tretë i vullnetarëve merr vaksinën iraniane kundër virusit Korona
Anëtari i grupit mbikëqyrës mbi studimin dhe hulumtimin e vaksinës iraniane kundër Koronas ka njoftuar për injektimin e vaksinës kundër Koronas te grupi i tretë i vullnetarëve dhe ka thënë se studimi dhe testimi njerëzor i vaksinës “Kov Iran Barakat” po zhvillohet sipas standardeve botërore në këtë drejtim.
Dr. Minu Moharez, anëtar i grupit mbikëqyrës mbi studimin dhe testimin njerëzor të vaksinës iraniane kundër virusit Korona, u shpreh i kënaqur me progresin e suksesshëm të vaksinës iraniane kundër virusit Korona dhe shtoi: “Sot (të dielën) injektimi i vaksinës “Kov Iran Barakat” është bërë te tre persona dhe nesër do të bëhet te 4 persona të tjerë vullnetarë. Para kësaj janë kryer 7 injektime të kësaj vaksine të personat vullnetarë dhe këto persona po kontrollohen për çdo ditë dhe nuk kanë treguar kurrfarë reagime negative ndaj kësaj vaksine”.
Hamed Husejni, drejtori i Qendrës për Testime Klinike të Universitetit të Shkencave Mjekësore të Teheranit dhe drejtues i ekipit mbikëqyrës mbi testimin njerëzor të vaksinës “Kov Iran Barakat”, deklaroi: “Pas marrjes së lejes nga komiteti dhe autoritetet përkatëse, sot në mëngjes ka filluar injektimi i vaksinës te grupi i tretë i vullnetarëve. Kjo fazë e testimit njerëzor do të vazhdojë me injektimin e vaksinës te 56 persona vullnetar dhe shpresojmë që deri në fund të muajit janar do të mund t’i dorëzojmë rezultatet e këtij procesi në komitetin përkatës për të marrë lejen për fillimin e fazës së dytë të testimit më të gjerë”.