Anija luftarake raketa-hedhëse i bashkohet Marinës iraniane
Luftanija raketa-hedhëse "Zereh" (Mburoja) u bashkua të Mërkurën me flotën jugore të Marinës së Republikës Islamike të Iranit.
Ceremonia përkatëse u mbajt në prani të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane Gjeneral Major Muhamed Bakeri, Komandantit të Ushtrisë së Iranit Gjeneral Majorit Sejed Abdolrahim Musavi dhe Komandantit të Marinës Admiralit Husein Khanzadi. Anija luftarake e zhvilluar nga specialistët e Industrisë Ushtarake të Iranit është 47 metra e gjatë dhe 15 metra e lartë dhe mund të udhëtojë me shpejtësinë 70 km/h. Ajo është e pajisur me një top 76 mm në pjesën e përparme, një top anti-ajror 40 mm në kiç dhe një sistem raketash tokë-tokë të tipit Kadir me një rreze veprimi prej 300 km. Krahasuar me paraardhësit e saj, dmth kryqëzorët raketa-hedhës të klasit Peykan, luftanija Zereh ka pajisje më të mira komunikimi dhe të luftës elektronike. Katër destrojerë të klasit Peykan tashmë janë bashkuar me flotën iraniane në Detin Kaspik, në veri të Iranit.