Stuhia e raketave dhe dronëve iranianë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102943-stuhia_e_raketave_dhe_dronëve_iranianë
Forcat Hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) filluan këtë të Premte, 15 Janar 2021, fazën e parë të një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë të quajtur Profeti i Madh 15, në shkretëtirën qendrore të Iranit duke zbatuar një operacion të kombinuar raketash dhe dronësh.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Janar 15, 2021 19:52 Europe/Tirane
  • Stuhia e raketave dhe dronëve iranianë

Forcat Hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) filluan këtë të Premte, 15 Janar 2021, fazën e parë të një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë të quajtur Profeti i Madh 15, në shkretëtirën qendrore të Iranit duke zbatuar një operacion të kombinuar raketash dhe dronësh.

Sipas Agjencisë Iraniane të Lajmeve Tasnim, stërvitja masive ushtarake përfshiu nisjen e një breshëri raketash balistike tokë-tokë të cilat u pasuan nga operacione bombarduese të dronëve sulmues. Disa komandantë dhe zyrtarë të rangut të lartë të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, si dhe Komandanti i Përgjithshëm i IRGC, Gjeneral Major Husein Salami, Komandanti i Forcave Hapësinore të IRGC, Gjeneral Brigade Amirali Haxhizadeh, ishin pjesëmarrës në manovrat ushtarake të IRGC-së. Një sulm i kombinuar u krye mbi një bazë fiktive të armikut në të cilën të gjitha caqet e paracaktuara u shkatërruan duke përdorur një gjeneratë të re të raketave balistike tokë-tokë dhe dronët luftarakë. Pasi dronët bombardues të sofistikuar të IRGC sulmuan mburojën raketore të armikut fiktiv nga të gjitha drejtimet dhe objektivat u shkatërruan plotësisht në fazën e parë të stërvitjes, një numër i madh i raketave balistike të gjeneratave të reja të klasave Zylfiqar, Zelzal dhe Dezful u lëshuan drejt synimeve të paracaktuara. Raketat e lartpërmendura janë të pajisura me koka luftarake të ndashme me aftësinë për t’u dirigjuar nga atmosfera si dhe me aftësinë për të interceptuar dhe depërtuar në mburojat anti-raketore armike. Por një nga pikat kryesore të kësaj manovre ishte fluturimi i furishëm i dronëve të Forcave Hapësinore të IRGC  "Shahed 161 dhe Shahed 141", dronë që ishin përdorur tashmë në operacionet për shkatërrimin e pozicioneve të ISIS në lindje të Eufratit. Këta dronë në fakt janë një prototip 40% i dronit të famshëm amerikan RQ-170, i cili ra në duart e IRGC në vitin 2011. Dallimi midis dronëve Shahed 161 dhe 141 është se i pari përdor një motor reaktiv dhe i dyti përdor një motor me piston. Droni Shahed 161 ka një mision vëzhgimi luftarak dhe një distancë maksimale prej 500 km dhe mund të fluturojë në lartësi prej 15,000 metrash. Ai ka një shpejtësi maksimale prej 275 km / h dhe një kapacitet transportues prej 70 kg dhe mund të mbajë deri në 2 bomba. Si pjesë e stërvitjes së kësaj të Premte, dronët luftarakë të IRGC goditën objektivat saktësi maksimale. Sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve Tasnim, imazhet e transmetuara të dronëve luftarakë të përdorur në stërvitje tregojnë se këta dronë pa pilot ishin përdorur kundër një rakete (simulimi i SAM 6), dhe imazhet e goditjes tregojnë saktësinë e lartë të këtij lloji të dronëve kamikazë. Në këtë kuadër, komandanti i Forcës Hapësinore të IRGC Gjeneral Brigade Amirali Haxhizadeh tha se "raketat që u përdorën sot janë pjesë e një brezi të ri të raketave balistike". "Aftësitë e sotme ishin të reja, dhe ndërthurja e këtyre raketave me operacionet e dronëve dhe përdorimi i aseteve dhe teknologjive të inteligjencës artificiale krijuan mundësi të reja dhe fuqi të re," shtoi ai.