Zarif: Planeti do të jetë më mirë pa regjimin Trump
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i102948-zarif_planeti_do_të_jetë_më_mirë_pa_regjimin_trump
"Bota do të jetë më mirë pa regjimin Trump", tha ministri i jashtëm iranian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 16, 2021 05:28 Europe/Tirane
  • Zarif: Planeti do të jetë më mirë pa regjimin Trump

"Bota do të jetë më mirë pa regjimin Trump", tha ministri i jashtëm iranian.

Duke iu referuar ditëve të fundit të turpshme të regjimit Donald Trump në Shtetet e Bashkuara, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif shkroi në një postim në Tëitter: "Bota do të jetë më mirë pa to". Ministri i Jashtëm iranian shtoi: "Dëmi që regjimi Trump i ka bërë njerëzimit nuk është i mjaftueshëm në sytë e ekstremistëve të këtij regjimi." Kreu i shërbimit diplomatik të Iranit deklaroi: "Vendosja e lëvizjes Ansarullah të Jemenit në listën e terrorizmit, e cila shkakton  një makth humanitar dhe gënjeshtrat luftarake të Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo kundër Iranit në ditët e fundit të turpshme të regjimit, tregojnë shpërfilljen e plotë të paqes nga ana e tyre".