Operacioni Haliburn dhe shkatërrimi i caqeve fikse dhe të lëvizshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103046-operacioni_haliburn_dhe_shkatërrimi_i_caqeve_fikse_dhe_të_lëvizshme
Helikopterët sulmues të ushtrisë iraniane filluan me sukses operacionin Haliburn në bregdet për herë të parë gjatë natës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 20, 2021 09:46 Europe/Tirane
  • Operacioni Haliburn dhe shkatërrimi i caqeve fikse dhe të lëvizshme

Helikopterët sulmues të ushtrisë iraniane filluan me sukses operacionin Haliburn në bregdet për herë të parë gjatë natës.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Iran Press, helikopterët sulmues, të cilët kohët e fundit janë pajisur me sisteme fluturimi natën, kryen me sukses operacionin Haliburn duke hapur zjarr në bregdet gjatë natës gjatë ushtrimit Fuqia- 99.  Në këtë pjesë të stërvitjes, helikopterët sulmues, të cilët kohët e fundit janë pajisur me një sistem fluturimi natën, ishin në gjendje të kryejnë me sukses misionin gjatë natës duke pasur mbështetje nga njësitë në bregdet, forcat speciale dhe ato të reagimit të shpejtë të ushtrisë.  Ky operacion u krye për herë të parë për të përmirësuar aftësinë luftarake, me qëllim vlerësimin e aftësive dhe guximit të pilotëve në misionet e fluturimit të natës duke përdorur pajisje dhe armë moderne indigjene iraniane.  Gjeneral Brigade 2 Jousef Ghorbani, Komandant i Forcave Ajrore, e përshkroi operacionin si një hap unik në rajon dhe më gjerë dhe e quajti iniciativën dhe trajnimin e taktikave të reja për pilotët një veprimin i koordinuar me njësitë e reagimit të shpejtë për të  përmirësuar gatishmërinë e forcës ajrore.