Zarif: Trump është futur në koshin e plehrave të historisë
(last modified Thu, 21 Jan 2021 07:42:45 GMT )
Janar 21, 2021 08:42 Europe/Tirane
  • Zarif: Trump është futur në koshin e plehrave të historisë

"Trump dhe sekretari i tij i jashtëm, Mike Pompeo, janë futur në mënyrë skandaloze në koshin e historisë," shkroi ministri i jashtëm iranian në një mesazh duke iu referuar fundit të presidencës së Donald Trump.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, "Muhamed Javad Zarif", duke iu referuar veprimeve të Trump dhe "Mike Pompeo", ish Sekretari i Shtetit i SHBA në vrasjen e "Kasem Sulejmani", komandant i Forcës Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, në Twitter shkroi: "Trump, Pompeo dhe kolegët e tyre- Ata u futën në mënyrë famëkeqe në koshin e plehrave të historisë; Por emri i Sulejmanit do të shkëlqejë. Zarif vazhdoi: "Kujtimi i gjeneral Sulejmani dhe i mijëra të tjerë të cilët u vranë ose u privuan nga ushqimi dhe ilaçet për shkak të terrorizmit shtetëror - dhe ekonomik - të Trump dhe krimeve të tij kundër njerëzimit, gjithmonë do të shkëlqejë. "Ndoshta njerëzit e rinj në Uashington do të kenë mësuar." Mbrëmë, presidenca e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara përfundoi dhe Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Gjenerali haxhi Kasem Sulejmani, komandanti i Forcës Kods të IRGC, u vra më 3 janar 2020, në një sulm ajror nga forcat terroriste amerikane pranë aeroportit të Bagdadit në kryeqytetin Irakian.

Tags