Irani dhe Armenia nënshkruajnë memorandum për bashkëpunime tregtare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103250-irani_dhe_armenia_nënshkruajnë_memorandum_për_bashkëpunime_tregtare
Irani dhe Armenia kanë nënshkruar një memorandum për zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 24, 2021 14:29 Europe/Tirane
  • Irani dhe Armenia nënshkruajnë memorandum për bashkëpunime tregtare

Irani dhe Armenia kanë nënshkruar një memorandum për zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Alireza Razm Husejni, ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit, të shtunën në mbrëmje pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunime dypalëshe mes Iranit dhe Armenisë, ka thënë: "Eksporti i Iranit në Armeni kap shifrën rreth 300 milion dollarë që me nënshkrimin e këtij memorandumi, do të jepet një ndihmë e madhe për ngritjen e kësaj shifre. Fushat e minierave, lëndëve ushqimore dhe pajisjeve shtëpiake krijojnë raste të përshtatshme për tregtinë e të dy vendeve me qëllimin zhvillimin dhe zgjerimin e bashkëpunimeve reciproke".

Vahan Kruban, ministri i ekonomisë së Armenisë, duke theksuar bashkëpunimet bilaterale mes Armenisë dhe Iranit në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe eksporteve të përbashkëta drejt vendeve të tjera, ka thënë: "Armenia është e gatshme për të krijuar një atmosferë të mirë për aktivitetin e tregtarëve të Iranit për të hyrë në vendet e treta".

Abdunaser Hemati, guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, gjithashtu në takim me ministrin e ekonomisë së Iranit, u shpreh optimist për përmirësimin e kushteve tregtare dhe ekonomike të Iranit dhe ka theksuar shfrytëzimin e rasteve të krijuara për zgjerimin e potencialeve për bashkëpunim mes të dy vendeve.