Irani së shpejti fillon vaksinimin kundër virusit Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103252-irani_së_shpejti_fillon_vaksinimin_kundër_virusit_korona
Ministri i Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të fillojë vaksinimi i qytetarëve në Iran kundër virusit Korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 24, 2021 11:05 Europe/Tirane
  • Irani së shpejti fillon vaksinimin kundër virusit Korona

Ministri i Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të fillojë vaksinimi i qytetarëve në Iran kundër virusit Korona.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sa'id Namaki, ministri i shëndetësisë së Iranit, ditën e hënë vuri në dukje përpjekjet dhe punën që po bëhet për prodhimin e vaksinës iraniane kundër virusit Korona dhe shtoi: "Importi i vaksinës kundër virusit Korona në Iran do të filloi së shpejti. Me importimin e një pjese të dozave të vaksinës kundër virusit Korona, do të fillojë vaksinimi i grupeve të qytetarëve të cilët janë klasifikuar më të ndjeshëm dhe në rrezik më të madh".

Gjithashtu, Hoxhetullah Niki Malaki, shefi i zyrës informative në shtabin kombëtar kundër Koronas, ka deklaruar: "Pas vëzhgimit dhe mbikëqyrjes së gjendjes shëndetësore të 21 personave që kanë marrë vaksinën iraniane kundër virusit Korona, është lëshuar leje për injektimin e vaksinës edhe te 14 vullnetarë të tjerë në kuadër të procesit për testimin e vaksinës iraniane kundër virusit Korona".