Irani dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë inteligjente
(last modified Tue, 26 Jan 2021 14:28:16 GMT )
Janar 26, 2021 15:28 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë inteligjente

Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e sigurisë inteligjente mes Iranit dhe Rusisë u nënshkrua sot ditën e martë gjatë vizitës së ministrit të punëve të jashtme të Iranit në Moskë gjatë nga ana e Muhamed Xhavad Zarif dhe Sergei Lavrov.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje konsiderohet një kthesë e rëndësishme në fushën e bashkëpunimit të Iranit dhe Rusisë për siguri kibernetike. Prej privilegjeve të kësaj marrëveshje, është koordinimi dhe bashkëpunimi dypalësh në nivel rajonal dhe ndërkombëtar për të garantuar sigurinë inteligjente kombëtare dhe ndërkombëtare.  

Në kuadër të sigurisë inteligjente të OKB, Irani dhe Rusia kanë qëndrime të përbashkëta dhe bashkëpunim të afërt. Kjo marrëveshje është nënshkruar në bazë të traktatit të marrëdhënieve reciproke dhe parimeve të bashkëpunimit mes shteteve të datës 12 mars të vitit 2001 në kuadër të forcimit dhe zgjerimit të bashkëpunimeve rajonale dhe ndërkombëtare.

Fushat e veçanta të bashkëpunimit të të dy vendeve në përputhje me këtë marrëveshje përfshinë forcimin e sigurisë së inteligjencës, luftën kundër krimeve të kryera duke shfrytëzuar teknologjinë informatike dhe të komunikimit, ofrimin e ndihmave teknike dhe teknologjike, zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar duke përfshirë identifikimin, koordinimin dhe zhvillimin e bashkëpunimeve të nevojshme në qarqet rajonale dhe ndërkombëtare për të garantuar sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Pikat e përmbajtjes së kësaj marrëveshje gjithashtu përfshinë sferat e luftës kundër kërcënimeve dhe shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin në zbatimin e ligjit me qëllim parandalimin, zbulimin, luftën, hetimin dhe përndjekjen gjyqësore të krimeve të kryera duke përdorur teknologjinë informative për qëllime terroriste dhe për reagim ndaj sulmeve kompjuterike.

Tags