Zarif i drejtohet Amerikës: Irani do t'u përgjigjet vetëm veprimeve, jo fjalëve
(last modified Tue, 26 Jan 2021 18:08:36 GMT )
Janar 26, 2021 19:08 Europe/Tirane
  • Zarif i drejtohet Amerikës: Irani do t'u përgjigjet vetëm veprimeve, jo fjalëve

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif tha se Irani do të ndërmarrë veprimet e duhura sa herë që Shtetet e Bashkuara heqin sanksionet për të hapur rrugën për kthimin e saj në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, duke theksuar se Republika Islamike merr në konsideratë veprimet e Uashingtonit, jo fjalët.

"Ajo që kemi dëgjuar deri më tani nga administrata e re e Shteteve të Bashkuara ka qenë kryesisht në formën e fjalëve dhe njoftimit të pozicioneve të saj," tha Zarif të martën në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij rus Sergei Lavrov gjatë një vizite në Moskë . "Sidoqoftë, janë veprimet ato të cilave ne do t'i përgjigjemi," shtoi ai. Zarif tha në Moskë se sa herë që SHBA do të hiqte sanksionet dhe do të ndalonte së ndëshkuari vendet respektuese të ligjit që vendosin të merren me tregti ligjore me Iranin, siç lejon rezoluta e OKB, Teherani do të ishte i gatshëm të jepte gjithashtu një përgjigje të përshtatshme. Zarif tha se "Në përputhje me deklaratën e Liderit Suprem të Iranit, kthimi në marrëveshjen bërthamore do të ishte i mundur nëse hiqen sanksionet ". Ministri i Jashtëm i Iranit shprehu mirënjohje për "pozicionin konstruktiv dhe të palëkundur" të Moskës mbi çështjen e marrëveshjes bërthamore. Duke ju drejtuar konferencës për shtyp, Zarif tha se jetëgjatësia e marrëdhënieve "autentike dhe miqësore" ruso-iraniane "tejkalon të gjithë periudhën e ekzistencës së SHBA." Këto marrëdhënie janë "të pavarura nga të tjerët", shtoi ai dhe u bëri thirrje SHBA-ve të ndalojnë përpjekjet për të trazuar lidhjet Teheran-Moskë. Të martën, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, priti kryediplomatin e Teheranit, Xhavad Zarif, për të folur për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore, por edhe për çështje të sigurisë në Gjirin Persik, për zgjidhjen e konfliktit të brendshëm në Afganistan dhe për tensionet Azerbajxhan-Armeni. “Sot, një nga temat më të ngutshme është të shpëtojmë marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit. Ne dhe Irani jemi sinqerisht të interesuar që palët nënshkruese të përmbushin të gjitha zotimet që morën përsipër.”

 

Tags