Irani: Nëse Izraeli gabon, do të shkatërrohet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103434-irani_nëse_izraeli_gabon_do_të_shkatërrohet
Për zëdhënësin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane, kërcënimet anti-iraniane të Shefit të Shtabit të Ushtrisë Izraelite ishin pjesë e një projekti të luftës psikologjike të armikut sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 28, 2021 16:31 Europe/Tirane
  • Irani: Nëse Izraeli gabon, do të shkatërrohet

Për zëdhënësin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane, kërcënimet anti-iraniane të Shefit të Shtabit të Ushtrisë Izraelite ishin pjesë e një projekti të luftës psikologjike të armikut sionist.

"Ata ende nuk kanë parë fuqinë dhe autoritetin e Forcave të Armatosura të Iranit," tha Gjeneral Brigade Abolfazl Shekarçi. Duke reaguar ndaj kërcënimeve të fundit kundër Iranit nga komandantët e ushtrisë izraelite, gjenerali Shekarçi deklaroi: "Kërcënimet e shefit të shtabit të forcave të armatosura izraelite janë vetëm një element i luftës psikologjike dhe nëse ata vërtet besojnë në këto kërcënime, atëherë ata mashtrojnë vetveten." Gjenerali Shekarçi ju referua fjalëve të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, i cili pohoi se nëse sionistët bënin gabimin më të vogël kundër Iranit, Forcat e Armatosura iraniane do të shkatërronin menjëherë sajtet nga ku fillojnë sulmet kundër Iranit dhe në pesë minuta do të asgjësojnë objektivat si Tel Avivi dhe Haifa. Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane theksoi: "Ata nuk i dinë vërtet aftësitë ushtarake të Iranit. Ata nuk i kanë parë ato. Në fakt, manovrat e Forcave tona të Armatosura zbulojnë vetëm një pjesë të vogël të aftësive të tyre luftarake. Gabimi më i vogël nga ana e sionistëve do të kthehet menjëherë kundër tyre dhe do të përshpejtojë shkatërrimin e sigurt të regjimit të tyre. " "Në vend që të të planifikojnë për të ardhmen, udhëheqësit e regjimit sionist duhet të shqetësohen më shumë për kolapsin e tyre të plotë", shtoi Gjeneral Shekarçi.