Zarif thekson zgjerimin e bashkëpunimeve rajonale
(last modified Fri, 29 Jan 2021 13:50:45 GMT )
Janar 29, 2021 14:50 Europe/Tirane
  • Zarif thekson zgjerimin e bashkëpunimeve rajonale

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve rajonale.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në destinacionin e pestë të turneut të tij rajonal të premten ka arritur në Turqi dhe është takuar me Mevlyt Çavushoglu, ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, me të cilin ka biseduar në lidhje me çështje bilaterale, zhvillimet rajonale dhe çështje të ndryshme ndërkombëtare.

Mevlyt Çavushoglu, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në këtë takim i cilësoi të rëndësishme marrëdhëniet e të dy vendeve në fushën e tranzitit, tregtisë, energjisë dhe interesave të përbashkëta të tyre për popullin e Iranit dhe të Turqisë, ndërsa theksoi përpjekjet reciproke për të mënjanuar problemet e kompanive dhe aktivistëve ekonomike të të dy palëve.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu vuri në dukje përfundimin e luftimeve në rajonin Karabakh dhe deklaroi: “Duhet shfrytëzuar ky rast për vazhdimin e qetësisë dhe stabilitetit në rajon në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve, sidomos në fushat ekonomike”.

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë gjithashtu në këtë takim i vlerësoi të rëndësishme marrëdhëniet mes të dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes të dy vendeve në fushën e transportit, tregtisë dhe energjisë.

Mevlyt Çavushoglu gjithashtu vuri në dukje organizimin të sesionit të tetë të takimeve të komisionit të përbashkët ekonomik të të dy vendeve që do të zhvillohet në një të ardhme të afërt në Teheran dhe bëri të ditur shtimin bashkëpunimeve në këtë raund të bisedimeve.

 

Tags