Mediat spanjolle vlerësojnë vaksinën iraniane kundër koronës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103606-mediat_spanjolle_vlerësojnë_vaksinën_iraniane_kundër_koronës
Media spanjolle, duke botuar raporte, e konsideroi të jashtëzakonshëm suksesin dhe efektivitetin e vaksinës anti-korona të prodhuar nga specialistët iranianë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2021 16:20 Europe/Tirane
  • Mediat spanjolle vlerësojnë vaksinën iraniane kundër koronës

Media spanjolle, duke botuar raporte, e konsideroi të jashtëzakonshëm suksesin dhe efektivitetin e vaksinës anti-korona të prodhuar nga specialistët iranianë.

Sipas IRNA, Agjencia Spanjolle Europa Press në lidhje me vaksinën iraniane, shkroi: Irani siguroi se vaksina e prodhuar nga ky vend kundër sëmundjes "Covid 19" ishte 100% efektive kundër mutacioneve të viruseve dhe tregoi një rezultat pozitiv në shkatërrimin e koronavirusëve të ndryshëm. Europa Press vazhdoi: Vaksina e prodhuar nga Irani e quajtur "CovIran Barakat" ka qenë gjithashtu efektive kundër llojeve të ndryshme të mutacioneve të Coronavirusit të njohura në Angli dhe Afrikën e Jugut. Mediat e tjera në gjuhën spanjolle, të tilla si revista argjentinase Infobaye dhe Portalet e lajmeve World News dhe Mineame, publikuan raporte të ngjashme duke nenvizuar se ky sukses i madh i Iranit eshte arritur ne kushtet e sanksionave maksimale te SHBA.