Ruhani: Imam Khomejni (ra) manifestoi kapitalin shoqëror para të gjithë botës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103632-ruhani_imam_khomejni_(ra)_manifestoi_kapitalin_shoqëror_para_të_gjithë_botës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Imam Khomejni (ra) më 12 bahman para syve të të gjithë botës tregoi kapitalin shoqëror të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 01, 2021 13:27 Europe/Tirane
  • Ruhani: Imam Khomejni (ra) manifestoi kapitalin shoqëror para të gjithë botës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Imam Khomejni (ra) më 12 bahman para syve të të gjithë botës tregoi kapitalin shoqëror të Iranit.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e hënë në ceremoninë e ripërtëritjes së besëlidhjes së anëtarëve të Qeverisë me idealet e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit në dyzetë e dy vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, deklaroi se në shumicën e kryengritjeve dhe revolucioneve zakonisht liderët janë mbështetur te partitë politike ose në forcën ushtarake, ndërsa shtoi se Imam Khomejni (ra) konsideronte se forca kryesore vjen nga populli dhe mundohej që opinioni publik dhe qytetarët të jenë të bindur për të vazhduar rrugën të cilën e kishte zgjedhur Imam Khomejni për Revolucionin Islamik.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje sanksionet dhe problemet e shkaktuara nga pandemia e virusit Korona në Iran dhe deklaroi: “Qeveria e Iranit në bashkëpunim me qytetarët ka qenë e suksesshme në neutralizimin e sanksioneve dhe në kontrollin e pandemisë së virusit Korona”.

Vlen të theksohet se 42 vite më parë, më 12 bahman të vitit 1357 sipas kalendarit iranian që përkon me 1 shkurt të vitit 1979, Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, pas rreth 15 viteve dëbim nga vendi, u kthye përsëri në Iran ku u prit nga miliona qytetarë iranian. Dhjetë ditë pas arritjes së Imam Khomejnit (ra) në Iran, më 22 bahman 1357 që përkon me 11 shkurt të vitit 1979, Revolucioni Islamik i Iranit arriti në fitore duke e rrëzuar regjimin despotik mbretëror Pahlavi.