Khatibzade: Teherani nuk do të ketë negociata dypalëshe me Uashingtonin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103634-khatibzade_teherani_nuk_do_të_ketë_negociata_dypalëshe_me_uashingtonin
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Irani nuk do të ketë negociata me Amerikën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 01, 2021 10:19 Europe/Tirane

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Irani nuk do të ketë negociata me Amerikën.

Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë në konferencën për shtyp, vuri në dukje faktin se Irani po pret veprime konkrete në lidhje me heqjen e të gjitha sanksioneve dhe shtoi: “Amerika duhet të kthehet në zbatimin e zotimeve dhe nëse bëhet një gjë e tillë, atëherë ekziston mundësia për bisedime në kuadër të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore”.

Khatibzade duke thënë se durimi strategjik dhe veprimet e Iranit për reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të paragrafëve 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore e kanë mbajtur gjallë këtë marrëveshje bërthamore, shtoi: “Veprimi i parë i Amerikës është heqja e sanksioneve në mënyrë efikase dhe zbatimi i plotë i rezolutës 2231 dhe pas kësaj faze, kthimi në tryezën e marrëveshjes bërthamore ka kushtet dhe fazat e veta”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu në lidhje me politikat e Iranit ndaj rajonit të Kaukazit, deklaroi: “Politika e Teheranit në rajon është e bazuar në fqinjësinë e mirë dhe rajoni i Kaukazit gjithnjë ka pasur rëndësi të madhe për Republikën Islamike të Iranit”.

Në lidhje me vizitën e delegacionit të grupit Taleban në Teheran, tha se kjo vizitë është zhvilluar me informimin e Qeverisë së Afganistanit dhe Irani gjithnjë ka mbështetur dialogun mes grupeve të Afganistanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me kërcënimet e regjimit sionist kundër Iranit, ka theksuar: “Irani nuk është një shtet që bënë kërcënime, mirëpo në çdo kohë që nevojitet do të përgjigjet në mënyrë adekuate dhe me vend”.