Presidenti iranian përuron mbi 300 projekte në fushën e kulturës dhe arsimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103682-presidenti_iranian_përuron_mbi_300_projekte_në_fushën_e_kulturës_dhe_arsimit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të videokonferencës, ka përuruar mbi 300 projekte të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë për Trashëgimi Kulturor, Turizëm dhe Artizanale në qytete të ndryshme të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 02, 2021 14:51 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian përuron mbi 300 projekte në fushën e kulturës dhe arsimit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të videokonferencës, ka përuruar mbi 300 projekte të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë për Trashëgimi Kulturor, Turizëm dhe Artizanale në qytete të ndryshme të Iranit.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë me anë të videokonferencës, ka përuruar 183 projekte të hapësirave sportive për nxënësit e shkollave dhe 135 projekte në fushën e turizmit në provinca të ndryshme të Iranit. Me përurimin e këtyre projekteve janë krijuar mbi 1700 vende të reja puna në mënyrë stabile dhe qindra të tjerë në mënyrë të përkohshme.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me këtë rast deklaroi se sektori i arsimit është një prej sektorëve shumë të rëndësishëm në të cilin aktualisht mësojnë rreth 14 milionë nxënës. Mirëpo këtë vit për shkak të mbylljes së shkollave si pasojë e pandemisë Korona, ka qenë një vit i vështirë për të gjithë nxënësit.

Hasan Ruhani shtoi: “Në dhjetë muajt e kaluar janë realizuar mbi 2400 projekte arsimore dhe krijuar 14.863 klasë të reja dhe kjo tregon se në sektorin e arsimit dhe edukimit përveç aktiviteteve përkatëse me mësimin nëpërmjet sferës virtuale, edhe hapësirat arsimore dhe sportive për nxënësit po ndërtohen dhe modernizohen me kushte të reja”.