Ministri i punëve të jashtme të Irakut arrin në Teheran
(last modified Wed, 03 Feb 2021 11:45:12 GMT )
Shkurt 03, 2021 12:45 Europe/Tirane
  • Ministri i punëve të jashtme të Irakut arrin në Teheran

Ministri i punëve të jashtme të Irakut sot në mëngjes ka arritur për një vizitë zyrtare në Teheran për t’u takuar dhe biseduar me autoritetet e larta të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Fuad Husejn, ministri i punëve të jashtme të Irakut, sot në mëngjes ka arritur në Teheran për t’u takuar dhe biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Iranit në lidhje me çështjet e përbashkëta mes të dy vendeve.

Fuad Husejn gjatë kësaj vizite do të takohet me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit. Përveç takimit me Muhamed Xhavad Zarif, Fuad Husejn do të takohet edhe me funksionar të tjerë të lartë të Iranit.

Vlen të theksohet se ministri i punëve të jashtme të Irakut në shtatorin e vitit të kaluar gjithashtu në krye të një delegacioni ka zhvilluar një vizitë në Teheran.

Tags