Ministri i punëve të jashtme të Irakut arrin në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103732-ministri_i_punëve_të_jashtme_të_irakut_arrin_në_teheran
Ministri i punëve të jashtme të Irakut sot në mëngjes ka arritur për një vizitë zyrtare në Teheran për t’u takuar dhe biseduar me autoritetet e larta të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 03, 2021 09:15 Europe/Tirane
  • Ministri i punëve të jashtme të Irakut arrin në Teheran

Ministri i punëve të jashtme të Irakut sot në mëngjes ka arritur për një vizitë zyrtare në Teheran për t’u takuar dhe biseduar me autoritetet e larta të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Fuad Husejn, ministri i punëve të jashtme të Irakut, sot në mëngjes ka arritur në Teheran për t’u takuar dhe biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Iranit në lidhje me çështjet e përbashkëta mes të dy vendeve.

Fuad Husejn gjatë kësaj vizite do të takohet me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit. Përveç takimit me Muhamed Xhavad Zarif, Fuad Husejn do të takohet edhe me funksionar të tjerë të lartë të Iranit.

Vlen të theksohet se ministri i punëve të jashtme të Irakut në shtatorin e vitit të kaluar gjithashtu në krye të një delegacioni ka zhvilluar një vizitë në Teheran.