Ruhani: Asnjë individ nuk shtohet në marrëveshjen bërthamore
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka paralajmëruar Bashkësinë Ndërkombëtare se nuk do të ndryshohet asnjë paragraf i marrëveshjes bërthamore dhe asnjë individ nuk do të shtohet në marrëveshjen bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në mbledhjen e Qeverisë, tha: “Kjo marrëveshje nuk është diçka e cila të jetë fituar me shumë lehtësi, ne mendojmë se edhe opinioni publik dhe politikanët e botës besojnë se marrëveshja bërthamore mund të jetë e dobishme për sigurinë dhe paqen e shoqërisë”.
Ruhani shtoi: “Amerikanët duhet ta dinë se ata deri më tani janë shkelës së rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB, prandaj mos ta paraqesin vazhdimisht çështjen e marrëveshjes bërthamore. Kjo rezolutë është miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB dhe amerikanët për çdo çast që të presin, bëjnë shkelje më të madhe të ligjeve dhe kanë shkelur këtë ligj. Prandaj, në radhë të parë duhet të kthehen në respektimin e kësaj rezolute dhe në zbatimin e ligjit dhe rregulloreve ndërkombëtare. Natyrisht nëse ata do të kthehen, edhe ne në mënyrë të plotë do të kthehemi në zbatimin e plotë të zotimeve tona”.
Ruhani theksoi: “Ne nuk kemi shkelur këtë rezolutë që tani ta korrigjojmë atë dhe ne nuk kemi dal nga marrëveshja bërthamore që tani të kthehemi. Kanë qenë shtatë karrige që njëri prej atyre u fut në çmenduri dhe ka dal jashtë. Amerika duhet të kthehet në zbatimin e rezolutës 2231 të KS dhe rregulloreve ndërkombëtare të miratuara në Këshillin e Sigurimit të OKB me unanim votash”.